Shumë raste të sulmeve ndaj gazetarëve në 2017

  • 02 November 2017 - 12:57
Shumë raste të sulmeve ndaj gazetarëve në 2017

Siguria e mediave është esenciale në mënyrë që ato ta bëjnë punën e vet dhe ta mbajnë qeverinë e përgjegjshme, ka thënë, Christopher Tuetsch – Drejtor i departamentit për demokratizim, misioni i OSBE-së në Kosovë, duke folur në një panel në Ditën ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve.

“20 raste këtë vit janë shumë, dhe ne nuk duhet të qëndrojmë duarkryq”, ka deklaruar Tuetsch.

“Çdo shtet demokratik duhet ta bëjë sigurinë e mediave që të mbajnë qeverinë të përgjegjshme”.

Ndërsa, në mesin e panelistëve ishte edhe Vehbi Kajtazi, i cili ishte sulmuar vet fizikisht disa ditë më parë.

“Kemi pas shumë raste të kërcënimeve, por gjithmonë i kemi injoruar, megjithatë kur u sulmova fizikisht e pash se në çfarë gjendje jemi, ku dikush mund të sulmojë në pikë të ditës në mes të 200 pesonave”.

Kurse prokurori Besim Kelmendi tha se “ndjej dhembje të veçantë kur sulmohen gazetarët”.

“Kjo më bën që punën time si prokuror të mundohem ta bëj sa më mirë. Në sistemin prokurorial ka filluar të ndryshojë gjendja dhe inkurajojmë që çdo rast të mos hezitojnë ta paraqesin tek koordinatorët nëpër gjykata”.

Por, Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës, pohoi se kohëve të fundit ka ndryshuar shumë natyra e kërcënimeve çka e ka bërë punën e policisë në këtë drejtim të vështirë.

“Me sa kam informata deri tetor janë 23 raste, tani edhe format e kërcënimeve kanë filluar të ndryshojnë çka po e bën edhe pak me të vështirë, megjithatë ne gjithmonë do t’u qëndrojmë afër dhe inkurajojmë gazetarët që për çdo gjë ta paraqesin në polici po edhe të më kontaktojnë mua direkt”

(Kosova Sot)