Badallaj: Largimi i kryetarit zhbllokon kryeqytetin

  • 02 November 2017 - 14:29
Badallaj: Largimi i kryetarit zhbllokon kryeqytetin

Ndërsa, analisti Reshat BadallajZhuriani tha për "Kosova Sot" se krimi i organizuar nga kanalet e nëntokës kriminale, ku shitën lejet ndërtimore dhe banda, në krye me mafio-oligarkun Shpend Ahmeti, u bënë sebep që Banka Botërore e futi në fund të pusit Kosovën duke e renditur atë në vendin 122-të. "Nga të gjitha komunat e Kosovës, aty ku është udhëhequr shumë mbrapsht, kryetari i të gjitha të këqijave që i vë kapak është kapo që quhet Shpend Ahmeti. Ky kapo për interesa të ngushta të tij, me paaftësinë e tij, ndikoi në rritjen e papunësisë më të madhe në Evropë, në ikjen e investitorëve të huaj, nga frika e këtij matrapazi që i bën dëme të paparashikueshme Kosovës", theksoi ai."Nuk e mendonte ky kokëshkretë se me shitjen e lejeve do të dëmtohen shumë rëndë ekonomia dhe buxheti i Kosovës, ky mendonte se si të trash xhepin e tij, të sigurojë pasuri për shumë breza dhe të bashkëpunojë me mafio-oligarkët të bandës serbiane që quhen Devolli", potencoi BadallajZhuriani. Sipas tij, pa u larguar Ahmeti nga pushteti vështirë se do të investon dikush nga jashtë që do të ndikonte në hapjen e vendeve të reja të punës, që do të zhduket papunësinë dhe do të pasurohej buxheti i Kosovës dhe njëkohësisht do të ndikonte në rritjen ekonomike të vendit. "Por, ky turist i avionëve privatë i jahteve milionëshe dhe Pub- lokaleve të natës, nuk fare nuk e vriste mendjen për këtë punë. I shkreti nuk kishte faj se ishte i paaftë dhe nuk kishte fare inteligjencë. Ishte zanati i huaj për të, por, për çudi, ishte shumë i shkathtë për t'u pasuruar për interesa personale duke blerë banesa e kush e di e çka tjetër", tha ai

(Kosova Sot)