Avokati egjiptian bën thirrje në përdhunim të grave që veshin xhinse të shqyera

  • 02 November 2017 - 15:12
Avokati egjiptian bën thirrje në përdhunim të grave që veshin xhinse të shqyera

Këshilli Kombëtar i Egjiptit për të Drejta të Grave (NCWR) do ta padisë avokatin kontraverz i cili ka thënë se është “detyrë kombëtare” e egjiptianëve që t’i përdhunojnë  vajzat të cilat mbajnë xhinse të shqyera.

“Vajzat duhet të respektojnë veten në mënyrë që të tjerët t’i respektojnë. Mbrojtja e moralit është më e rëndësishme sesa mbrojtja e kufirit”, ka thënë avokati Nabih Al-Wahsh në një debat në television.

Ai ka shtuar se është “detyrë kombëtare” e egjiptianëve që t’ përdhunojnë vajzat të cilat i veshin xhinset e shqyera sepse “ato inkurajojnë përdhunimin”.

Al-Wahsh, i njohur për deklarata kontraverze, ka ngritur shumë pluhur në Egjipt me deklaratat e veta në tetor.

Al-Wahsh ishte pjesëmarrës në një debat të ashpër mbi “devijimin seksual” dhe prostitucionin në emisionin Infirad në kanalin Al-Assema kah mesi i muajit të kaluar.
Shefja e NCWR Maya Morsi e ka akuzuar Nabih Al-Wahsh’in për “thirrje të hapur për përdhunim” si dhe për shkelje të Kushtetutës së Egjiptit.

Al-Wahsh në paraqitjet e mëparshme e ka sulmuar NCWR, duke e quajtur “strofull të dyshuar” i cili zbaton agjendën perëndimore dhe i cili është përgjegjës për “përhapje të divorcit”, dhe “shkatërrim të Egjiptit”. Njëkohësisht, avokati kontraverz i mbrojti deklarata e veta, duke pretenduar se si edhe vajza e vet do të meritonte të përdhunohet sikur të vendoste të vishte xhinse të shqyera, shkruan Daily News Egypt.

“Vajza ime mban xhinse të thjeshta. Duhet t’i përmbahemi zakoneve dhe traditave lindore të cilat rrjedhin nga religjionet hyjnore”, ka thënë Al-Wahsh për Al Watan.

(Kosova Sot)