Kelmendi: Kosova t'i funksionalizojë institucionet

  • 09 November 2017 - 14:22
Kelmendi: Kosova t'i funksionalizojë institucionet

Analisti Naim Kelmendi ka nënvizuar se pastrimin e drejtësisë kosovare e shpëton patjetër dhe mbetet e domosdoshme ndërhyrja dhe vendosmëria e ambasadorëve nga ShBAja dhe BE-ja, sikundër kanë këmbëngulur edhe në Shqipëri për arrestimin e "peshqve të mëdhenj". "Pra, kështu në këtë drejtim është sfiduar edhe drejtësia kosovare, duke u treguar e pafuqishme në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit institucional të pushtetit, ngase me një fjalë të gjithë të pushtetshmit, mafiopolitikanët e inkriminuar dhe mafio- oligarkët e bizneseve të pista në këtë vend nuk i ka prekur asnjëherë ligji dhe as drejtësia", theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Kelmendi.

(Kosova Sot)