Aksidenti i frikshëm në Tiranë, kush ishte biznesmeni që vdiq

  • 09 November 2017 - 18:20
Aksidenti i frikshëm në Tiranë, kush ishte biznesmeni që vdiq

Në aksidentin ë rëndë që ndodhi mbrëmë në “Kthesën e Arbanës”, ku humbën jetën dy persona, mësohet se njëri prej tyre ishte biznesmeni Athanas Xhavara 45 vjeç.

45-vjeçari nga Gjirokastra është pronar i tre kompanive. Bizneset e Xhavarës janë të përqëndruara në fushën e sigurimit të objekteve publike dhe private; riciklim; eksport-import dhe tregtimin me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshëm.

Sipas burimeve nga blutë e Policisë së Tiranës, në momentin kur ndodhi aksidenti, biznesmeni Xhavara po kthehej nga Pezë-Helmesi, ku ndodhet biznesi i tij i riciklimit në kompaninë “HXH”.

Automjeti i tij Toyota me targa AA 757 DZ u përplas kokë më kokë me automjetin Mercedes-Benz me targa TR 1432U që drejtohej nga i riu Edison Sefa 22 vjeç nga Tirana.

Përplasja ka qenë fatale për të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët humbën jetën menjëherë. Sipas të dhënave paraprake hetimore, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.

 (Kosova Sot)