“Është atentati i katërt që na bëjnë” Famijarët flasin për zhdukjen e të riut në Tiranë

  • 09 November 2017 - 19:55
“Është atentati i katërt që na bëjnë” Famijarët flasin për zhdukjen e të riut në Tiranë

Vazhdon saga e dhimbjes për familjen Lleshi nga fshati Rukaj i Burrelit.

Pas një historie të gjatë hakmarrjeje që ka nisur në 2012 në Angli, e cila u pasua me një plagosje dhe 2 vrasje në këtë familje, prej së dielës ata nuk kanë asnjë kontakt me djalin e tyre 39-vjeçarin, Artan Lleshi.

“Në vitin 2012-të kushëriri im Arben Lleshi ka bërë një vrasje në Angli. Pas asaj vrasje në vitin 2013-të më kanë vrarë xhaxhain Xhavit Lleshin, pas 4 viteve më vranë babain. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rukaj në Burrel. Tani kam ardhur këtu sepse që prej 5 ditësh, që të dielën më ka humbur vëllai, Artan Lleshi. Kam bërë denoncim në polici, nuk kam marrë ende një përgjigje”,- thotë motra e tij në një rrëfim News24.

Pasditen e së dielës ai doli nga banesa për të shkuar në Kamëz ku do të takohej me shokun e tij Altin Murati, por vetëm 20 minuta pas atij takimi ai ka mbyllur telefonin dhe ka humbur gjurmët.

“Ka qenë një person vetë i dyti në makinë, aty ka hyrë Tani, por pas 20 minutash telefoni i tij ka qenë i fikur”,- tregon një tjetër familjare.

(Kosova Sot)