A do ta arrijnë njerëzit përjetësinë?

  • 09 November 2017 - 21:03
A do ta arrijnë njerëzit përjetësinë?

SHKENCËTARI BESON SE TRANSFUZIONET E GJAKUT MUND T'I MBAJNË NJERËZIT PËRHERË TË RINJ

Kompania është përqendruar te identifikimi i një faktori në gjak, i cili do të mund ta rikthente rininë
Gerantologu biomjekësor, apo thënë ndryshe, specialisti i pleqërisë, thotë se një ditë ne nuk do të vdesim nga pleqëria, apo problemet shëndetësore, por vetëm si pasojë e aksidenteve në trafik
Një shkencëtar thotë se është e mundur që, një ditë, njerëzit të arrijnë të mbesin përjetë të rinj, bile edhe të përtërihen, ku çelësi i kësaj gjendet te gjaku ynë. Gerantologu biomjekë- sor, apo thënë ndryshe, specialisti i pleqërisë, thotë se një ditë ne nuk do të vdesim nga pleqëria, apo problemet shëndetësore, por vetëm si pasojë e aksidenteve në trafik. Këto pohime i bën britaniku Aubrey de Grey, i cili është zyrtari kryesor shkencor dhe bashkëthemeluesi i Fondacionit kërkimor SENS, në Mauntein Vju, Kaliforni.

Kjo ide na rikujton vampirët dhe pirjen e gjakut

Kompania e tij është njëra nga grupet gjithnjë e më të mëdha kërkimore në Zonën e Gjirit, që janë në kërkim të burimit të rinisë së përjetshme. Kjo kompani është përqendruar te identifikimi i një faktori në gjak, i cili do të mund ta rikthente rininë. Ideja është se, duke ua dhënë të moshuarve plazmën e gjakut të të rinjve, do të mundësohej përtëritja e tyre. Dhe, derisa kjo ide na rikujton vampirët dhe pirjen e gjakut nga ana e tyre, që ua mundëson pavdekshmërinë, kërkuesit shkencorë thonë se kjo ide nuk është jetime. 

Janë identifikuar disa prej faktorëve, të cilët ia japin fuqinë gjakut të të rinjve

Në fakt, kërkuesit shkencorë nga Universiteti Stanford, të udhëhequr nga Tony Wyss-Coray, në një studim të vitit 2014 kanë treguar sesi infuzioni i gjakut nga minjtë e rinj, largonte çrregullimet kognitive dhe neurologjike te brejtësit më të vjetër. Tani janë duke u bërë përpjekje që kjo të arrihet edhe te njerëzit edhe pse një gjë të tillë deri më tani e kemi parë vetëm në filma të fantazisë shkencore. Shkencëtari Sakura Minami, i cili ishte përfshirë në një studim të këtij lloji, thotë se tanimë janë identifikuar disa prej faktorëve të cilët ia japin fuqinë gjakut të të rinjve, por ekipi i tij nuk do t'i publikojë ende ato gjetje. Në anën tjetër, menjëherë janë paraqitur shkencëtarë të tjerë, të cilët mendojnë se pleqëria është e paevitueshme, pra sëmundje që nuk mund të shërohet. 

(Kosova Sot)