Kaos në aeroportin gjerman, arratisen dy persona që do dëboheshin

  • 10 November 2017 - 09:51
Kaos në aeroportin gjerman, arratisen dy persona që do dëboheshin

Të enjten në mbrëmje aeroporti “Helmut-Schmidt” është mbyllur për më shumë se një orë për shkak të dy të arratisurve, shkruan ‘Blid’.

Siç konfirmoi edhe një zëdhënës, aeroporti është mbyllur nga ora 20:24, dhe është hapur në orën 21:35. Gjatë gjithë kësaj kohe, nuk kishte asnjë ulje dhe asnjë fluturim nga Hamburgu.

Sipas informacioneve nga ‘Bild’, dy persona u arratisën nga kujdestaria e daljes nga autoritet e emigracionit dhe duhet të dëboheshin.

Njëri prej tyre u arratis, kurse tjetri është ende në kërkim.

Fluturimet drejt Hanoverit dhe Bremenit janë shtyrë. Zëdhënësi ka thënë se kjo është e pakëndshme për udhëtarët, por ata e kuptojnë.

(Kosova Sot)