Prishtinë, arrestohen pasi detyruan fëmijën të kërkojë lëmoshë

  • 10 November 2017 - 11:24
Prishtinë, arrestohen pasi detyruan fëmijën të kërkojë lëmoshë

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull dhe një femër rome (shtetas të Shqipërisë) pasi kanë detyruar një fëmijë që të kërkojë lëmoshë.

Të dy janë dërguar në mbajtje, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Prishtinë.09.11.2017-16:00. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër rome, shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin e bazuar se kanë shtyrë viktimën fëmijë rom shtetas i Shqipërisë në kërkim lëmoshe. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

(Kosova Sot)