Qeveria ndan 219 mijë euro për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”

  • 10 November 2017 - 11:25
Qeveria ndan 219 mijë euro për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”

Qeveria në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndarjen e 219 mijë eurove për shpenzimet e familjeve në rastin “Kumanova”.

Kreu i ekzekutivit Ramush Haradainaj, tha se do të ndahen 219 mijë euro, për secilën familje nga 10 mijë euro

“Të ndahen nga 10 mijë euro për familjet nga shpenzimet e paparashikuara”.

Haradinaj ka thënë se kanë marrë listën e familjeve.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka kërkuar që të dihen numrat e xhirollogarive të familjeve.

(Kosova Sot)