Veteranët e UÇK’së sot marrin pagat që ua ka borxh Qeveria
Ministria e Financave njofton veteranët e luftës të cilët marrin pagesa nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se sot ata do të marrin pagat.
“Njoftojmë veteranët e luftës se pas dekretimit të Ligjit të Rishikimit Buxhetit nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaci, Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për këtë kategori”, thuhet në njoftim.
Shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin Gusht, Shtator dhe Tetor 2017.
Mjetet pritet të jenë në llogari të veteranëve brenda ditës së sotme.
(Kosova Sot)