Haziri:Perëndimi neglizhoi oligarkinë kosovare

  • 10 November 2017 - 15:33
Haziri:Perëndimi neglizhoi oligarkinë kosovare

Politologu Arsim Haziri vlerëson se një deklarim i tillë është shumë rëndë- sishëm kur është në konsideratë pesha racionale e të qenit shtet për qytetarë dhe i zhvillimit të përgjithshëm, sado që politika po tregohet shurdhmemece karshi reagimeve të tilla, por herët apo vonë do t'i ndjenë ato mbi kurrizin e vet. "Fatkeqësisht udhëheqja aktuale përbëhet nga njerëzit më të pandërgjegjshëm politikisht, ashtu edhe juridikisht, duke mos përjashtuar as edhe ambicien e skajshme individuale për të qenë të paprekshëm ekonomikisht. Shtetet perëndimore duhet urgjentisht të izolojnë ata liderë që ardhja e tyre nuk ka mbështetje ligjore e popullore, kjo do të kishte efekte tejet racionale, pasi do të nënkuptonte se zgjedhja e tyre nuk ka marrë mbështetje normative. Në këtë pikë konsideroj se edhe shtetet perëndimore kanë dështuar totalisht dhe një deklarim i tillë është plotësisht i drejtë dhe në funksion të së mirës sociale. Dhe, duke mos pasur ato kufizime parimisht bëhen edhe pjesë të dështimit të qëllimshëm pothuajse të Ballkanit", u shpreh ai.

"Sikur bartësve institucionalë t'u merrej në konsideratë ardhja në pozita politike në rrugë të dyshimta atëherë edhe mbështetja e tyre do të ishte tejet minore, çka për shoqërinë tonë do të ishte edhe një lloj argumenti pse s'duhet votuar e përkrahur. Rasti konkret kur do të mund të neglizhoheshin ose refuzoheshin vizitat e presidentit të vendit do të ishte sikur të merrej parasysh procesi në të cilin z. Thaçi u zgjedh president i vendit, pra proces i montuar dhe i dyshimtë dhe që nuk mund të ketë bazë të drejtë ligjore", tha Arsim Haziri.

(Kosova Sot)