Zeqa: "VETTING"-u, kusht për pastrimin e sistemit

  • 10 November 2017 - 15:40
Zeqa:

Analisti Florim Zeqa thotë se për dështimin (e qëllimshëm) të sistemit të drejtësisë përgjatë këtyre viteve të pasluftës dhe pas pavarësisë, përgjegjëse janë të gjitha partitë që kanë qeverisur me vendin, gjegjësisht ministrat e papërgjegjshëm dhe frikacakë, të cilët nuk e kishin kurajën të përballen me aferat e mëdha korruptive dhe kriminale, duke mos e pasur guximin t'u tërheqin vërejtjen gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur nga mafio- oligarkët politikë dhe ekonomikë. Si rezultat i kësaj, sipas tij, shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë krijuar pasuri milionëshe përmes procesit të korruptimit permanent përgjatë viteve të kaluara.

"Pa dyshim, një proces serioz i 'VETTING'-ut do ta trondiste në themel sistemin korruptiv të drejtë- sisë kosovare, të një drejtësie, e cila është shndërruar në padrejtësi për qytetarët dhe mbrojtëse besnike e politikanëve të korruptuar, e mafiooligarkëve dhe grupeve kriminale në vend. Kësisoj, shpresat e qytetarëve të vendit mund të kthehen vetëm me pastrimin e Gjyqësorit dhe Prokurorisë si dhe institucioneve të tjera të shtetit pa dallim nga të inkriminuarit, korruptuarit dhe shantazhuarit me kuadro të reja, me duar të pastra dhe të specializuar në fushën e jurisprudencës", theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Florim Zeqa. 

(Kosova Sot)