Aksident në aksin Tiranë- Elbasan

  • 10 November 2017 - 18:12
Aksident në aksin Tiranë- Elbasan

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Tiranë Elbasan ku për shkak të reshjeve të shiut dy automjete janë përplasur mes tyre.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, konkretisht shtetasit I.B 57 vjeç,  G.H 33 vjeç dhe B.P 57 vjeç.

Të tre të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë në spital. Policia ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.

(Kosova Sot)