Joe Biden bëhet pishman që nuk garoi, do të donte të bëhej president

  • 10 November 2017 - 19:03
Joe Biden bëhet pishman që nuk garoi, do të donte të bëhej president

E KISHTE DITUR SE HILLARY CLINTON DO TË HUMBTE ZGJEDHJET

"Një muaj para se të mbaheshin zgjedhjet, dola dhe thashë se ne do t'i humbnim këto zgjedhje"
Biden po ashtu tregon se edhe presidenti Obama e kishte këshilluar që të mos garonte për president. "Në janar të vitit 2015, presidenti ishte i bindur se nuk mund ta mundja Hillary-n dhe ai ishte i shqetësuar se, një betejë e gjatë rreth zgjedhjeve primare, do ta përçante partinë dhe do ta bënte të nominuarin demokratik më të brishtë në zgjedhjet e përgjithshme", shkruan Biden

Në kuadër të turneut të tij për promovimin e librit, ishzëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka shkuar në emisionin e Oprah Winfrey-t, ku fragmentet e para të kësaj i interviste janë bërë publike tanimë. 'Do të doja që të isha president', thotë Biden me hidhërim. 'Jam pishman që nuk garova për president, meqë ky post ofron shumë mundësi", vazhdon ai. Libri i ri i Biden-it mban titullin "Promise Me, Dad" (Më premto, baba), të cilat në fakt janë fjalët e djalit të tij, tani të ndjerë, Beau Biden, i cili kishte kërkuar nga i ati që të bëhej i fortë, derisa vetë ai ishte duke u ballafaquar me kancerin, i cili edhe e vrau në fund. Ishte mu pikëllimi për vdekjen e djalit më të madh, thotë Biden, që e pengoi nga pjesëmarrja në garën presidenciale. 'Oprah, asnjë grua as burrë nuk duhet ta bëjnë publike se garojnë për president, nëse nuk mund të përgjigjen në dy pyetje: Një, a mendojnë me të vërtetë të jenë personi më i kualifikuar për atë moment. Unë besoj se isha', thotë Biden. Ishte pyetja e dytë ajo që e ndali atë. "Por, a isha i përgatitur që kësaj pune t'i përkushtohesha me tërë zemrën, shpirtin dhe vëmendjen time?', e pyet ai veten. 'Dhe, e dija se nuk isha'.

Kishte bërë kampanjë të palodhshme në favor të Clinton-it

Në një klip tjetër nga kjo intervistë, ai përsëritë edhe një herë se, një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve, e kishte ditur se kandidatura e Hillary Clinton-it ishte e dënuar që të humbiste. M'Një muaj para se të mbaheshin zgjedhjet, dola dhe thash se ne do t'i humbnim këto zgjedhje', thotë Biden. Në qershor, "Politico" kishte raportuar se Biden e kishte thënë një gjë të tillë në një konferencë donatorësh. Por, deri më tani Biden nuk e kishte treguar këtë gjë publikisht. Ai po ashtu kishte bërë kampanjë të palodhshme në favor të Clinton-it gjatë atyre javëve të fundit. Në librin e tij të ri merret vesh se Biden shkruan se besonte se do të mund t'i fitonte zgjedhjet presidenciale. Biden po ashtu tregon se edhe presidenti Obama e kishte këshilluar që të mos garonte për president. 'Në janar të vitit 2015 presidenti ishte i bindur se nuk mund ta mundja Hillary-n dhe ai ishte i shqetësuar se, një betejë e gjatë rreth zgjedhjeve primare, do ta përçante partinë dhe do ta bënte të nominuarin demokratik më të brishtë në zgjedhjet e përgjithshme", shkruan Biden. Biden thotë se Obama nuk donte që të vinte në situatë që, po të garonte Biden, atëherë zëvendëspresidenti i tij do të garonte kundër sekretares së tij të Shtetit. "Po ashtu, mendoj se Obama ishte bindur që Hillary, gati pa problem, do ta merrte nominimin", thotë Biden. 

Drama familjare e Biden-it

Biden po ashtu kishte frikë nga zemërimi i mbështetësve të Clinton- ëve, të cilët nuk do të hezitonin ta shtypnin një garë potenciale të Biden-it. Më pas, gjatë atij muaji, Biden ishte paraqitur në kopshtin e trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, duke treguar se nuk do të ishte kandidat për nominimin demokrat për zgjedhjet presidenciale. Gjatë muajve në vijim, drama familjare e Biden-it u gjet në disa kryetituj të mediave, duke përfshirë edhe shkurorëzimin e ashpër të djalit të Biden-it (Hunter) nga gruaja e tij Kathleen, e cila nga ana e saj, e akuzonte të birin e Bidenit se ishte i varur nga drogat dhe prostitutat, duke i bërë rrush e kumbulla paratë e familjes. Më pas Hunter Biden filloi një lidhje me gruan e vëllait të ndjerë, Hallie. Por, Joe Biden nuk e mbyllë derën e garimit për president në të ardhmen. 'Kam vendosur se nuk do të vendosi për të mos garuar', ka deklaruar ai tash vonë për "Vanity Fair". 

(Kosova Sot)