Grapci: Dyfishimi i dyshimtë i pompave

  • 10 November 2017 - 19:10
Grapci: Dyfishimi i dyshimtë i pompave

Ekonomisti Dardan Grapci tha për "Kosova Sot" se prej viteve 2000 e deri më sot thuajse numri pompave të derivateve të naftës një çdo qytet është dhjetëfishuar."Shtrohet pyetja se si ka mundësi që në një vend siç është Kosova, me mbi 80 për qind të popullsisë që janë të rinj dhe pa kushte për jetesë, pa punë, pa pagesa sociale, etj., po hapen pompat e benzinës thuajse në çdo cep të rrugës", u shpreh ai.

"Nuk ka asnjë fije dyshimi se në këto biznese të pista me derivate të naftës kanë gisht politikanët tanë të sotëm, të cilët legalisht apo ilegalisht me paratë e vjedhura të popullit kanë hapur këto pompa të derivateve me emra të familjarëve ose të afërmve të tyre ose me emra fiktivë, qoftë edhe si aksionarë të tyre, duke i korruptuar zyrtarët e lartë politikë dhe ata biznesmenë", potencoi analisti Grapci."Kjo heshtje e Prokurorisë së Shtetit si duket dikujt po i konvenon në Kosovë që të ndodhë i gjithë ky skandal, duke e ditur se asnjëri organ, qofshin ata Policia e Kosovës, Prokuroria dhe gjykatat, nuk kanë ndërmarrë masa për parandalimin e kontrabandës ilegale me derivate që po futen ilegalisht në Kosovë", ka thënë ai.

(Kosova Sot)