Aksident në Shkodër, 2 persona të plagosur

  • 10 November 2017 - 19:48
Aksident në Shkodër, 2 persona të plagosur

Mbrëmjen e sotme një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, tek vendi i quajtur kryqëzimi i Dajçit.

Një furgoni me drejtues shtetasin me inicialet, A.P 24 vjeç, banues në Shkodër, është përplasur me mjetin tip “Volswagen” me drejtues shtetasin S.H, 52-vjeç, banues në qytetin e Shkodrës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët po marrin ndihmën e duhur mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


(Kosova Sot)