Grabitet pika shitëse e PTK-së në qendër të Prishtinës

  • 10 November 2017 - 19:46
Grabitet pika shitëse e PTK-së në qendër të Prishtinës

Është grabitur sot rreth orës 18:00 filiali i Postës dhe Telekomit të Kosovës në lagjën “Tre Sheshirat” në Prishtinë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, teksa zyrtarë të policisë thanë se janë duke u marrë me rastin.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën Xhorxh Bush ka ndodhur plaçkitja. Policia ka marrë informatën dhe njësitet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.

E pyetur nëse ka të arrestuar, Ahmeti tha se për momentin janë në fazën e parë të hetimeve dhe se informatat do të jepen me kohë

Dëshimtarë nga vendi i ngjarjes thonë se grabitja ka ndodhur në mënyrë të armatosur.

(Kosova Sot)