Parashikimi i motit për sot dhe nesër

  • 11 November 2017 - 09:07
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të shtunën si pasojë e vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të vendit priten reshje të intensitetit mesatar.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Sipas Institutit Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 8m/s.Në javën tjetër pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe reshje shiu e bore.

 (Kosova Sot)