Sot protestohet më Gjilan

  • 11 November 2017 - 09:20
Sot protestohet më Gjilan

Sot në Gjilan është thirrur një protestë qytetare për të kundërshtuar largimin e përmendores pranë parkut të qytetit.

Ndryshimi i lokacionit të shtatores “Ushtarëve të Ramë” në Gjilan ka shqetësuar në masë të madhe qytetarët e Gjilanit, pasi kjo shtatore ka identifikuar qytetin për dekada të tëra dhe është bërë pjesë e memories kolektive të gjilanasëve.

Sipas organizatorëve, deri më tani janë mbledhur më shumë se 380 nënshkrime të qytetarëve që kërkuan të mos ndryshohet lokacioni i skulpturës, pasi lëvizja e skulpturës disa metra më lartë është e paarsyeshme dhe denigron këtë monument kulturor.

“Pse duhet të zhvendosen skulpturat kur ekzistojnë hapësira të mjaftueshme në qytet, në të cilat mund t’i akomodojmë të gjitha. Kjo shtatore ka kuptim të plotë vetëm në vendin ku ishte më herët. Gjilanasit janë mësuar ta asocojnë qendrën e qytetit me këtë shtatore të punuar bukur. Duhet ta ruajmë qëndresën e saj ndër vite, dhe ta ndajmë me të tjerët çfarëdo që të jetë historia e saj. Por mbi të gjitha, qëndrimi i saj në atë pikë është mënyrë referuese e historisë së saj që ne nuk do të duhej ta ndryshojmë”.

“Skulptura ka fuqi estetike e artistike, dhe në përmbajtje reflekton modernizmin duke reflektuar një karakter universal, ashtu siç kanë vlerësuar shumë artistë të merituar. Është e rëndësishme të kuptohet, që ne e respektojmë dhe i gëzohemi vendimit për sjelljen e skulpturës së Idriz Seferit, andaj sugjerojmë që kësaj skulpture t’i gjendet një vend meritorë, e jo të jetë zëvendësuese e skul pturës së vjetër. Këtu kërkohet që dyja skulpturat të kenë vendin meritorë, pa e dëmtuar njëra tjetrën. Ne kërkojmë që për vendime të tilla shumë të rëndësishme të mbahen debate publike dhe të vendos zëri qytetarë. Ju ftojmë që të ngrisim zërin dhe të ftojmë komunën e Gjilanit të reflektojë”, thuhet në reagimin e organizatorëve.

Protesta fillon nga ora 14:00, te lokacioni ku është larguar përmendorja pranë parkut të qytetit.

(Kosova Sot)