Bllokohet Rruga e Kombit, rrëzohet kamioni me sheqer

  • 11 November 2017 - 09:28
Bllokohet Rruga e Kombit, rrëzohet kamioni me sheqer

Një kamion që transportonte sheqer është rrëzuar mëngjesin e sotshëm në Rrugën e Kombit, në afërsi të Kukësit.

Fatmirësisht, siç raportojnë kalimtarët, nuk ka të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Kamioni ka zënë një prej korsive të rrugës, e për pasojë është ngadalësuar qarkullimi i mjeteve në këtë ks. Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë i raportuar brenda pak orësh këtë mengjes. Udhëtoni me kujdes në këtë kohë plotë lagështi!

 (Kosova Sot)