61-vjeçari vret veten pak kohë pas operacionit në zemër, gjendet në pyll

  • 11 November 2017 - 11:31
61-vjeçari vret veten pak kohë pas operacionit në zemër, gjendet në pyll

Një 61-vjeçar është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në pyllin e fshatit Seman në Fier.

A.Gj me banim në qytetin e Fierit është transportuar për në spital por ka ndërruar jetë rrugës, para se të shkojë në duart e bluzave të bardha. 

Policia e fierit përmes një njoftimi paraprak thotë se nga këqyrja e parë nuk rezulton që viktima të ketë shenja dhune, dhe se dyshimet janë për vetëvrasje me anë të konsumimit të fostoksinës. 

Mësohet se 61-vjeçari vuante nga sëmundje të zemrës për të cilën ka bërë edhe ndërhyrje kirurgjikale në shtetin italian.

Policia thotë se pritet përgjigje përfundimtare nga mjeksia ligjore pasi dyshohet se mund të ketë konsumuar pesticide të llojit fotoksin. 

 (Kosova Sot)