Shqiptari u qëllua për vdekje me thikë nga fqinja, çfarë ndodhi gjatë natës (Foto)

  • 11 November 2017 - 13:42
Shqiptari u qëllua për vdekje me thikë nga fqinja, çfarë ndodhi gjatë natës (Foto)

Nje shqiptar ka nderruar jete ne Krete te Greqise, pasi eshte qelluar me thike nga nje vajze 26-vjecare, fqinje me viktimen.

Mediat greke bejne me dije se ngjarja ka ndodhur rreth ores 01:00 te mengjesit te sotem, kur shqiptari,nje burre 35 vjecar, doli te shihte, pasi fqinja e tij, qe njihej si perdoruese droge po ulerinte me ze te larte.

Gruaja e re, e cila është një përdoruese kronik e drogës, ishte në krizë dhe filloi të bërtiste dhe dëmtonte cilindo që i dilte perpara.

35 vjeçari iu afrua dhe tentoi ta ndalonte, por ajo me thiken qe kishte ne dore e qelloi disa here ne trup.

Njeriu i pafat, i cili ishte babai i dy fëmijëve, ra në tokë. Menjëherë njerëzit që dëgjuan betejen, njoftuan policine dhe ambulancen.

Ai u dergua ne spital, por për fat të keq nuk i shpetoi dot plageve te marra dhe humbi jeten.

Image
Image
Image
Image

 

 (Kosova Sot)