Arrestohen për vjedhje 16 shqiptarë në Francë

  • 11 November 2017 - 18:44
Arrestohen për vjedhje 16 shqiptarë në Francë

Janë arrestuar 16 shqiptarë në Francë nën akuzat për vjedhje, njofton portali Insajderi duke cituar mediumin FrenceBleu.

Ata dyshohen se kanë kryer grabitje në 350 raste të ndryshme.

Në mesin e të arrestuarve janë 15 burra dhe një grua.

Katërmbëdhjetë prej kosovarëve janë në burg dhe të gjithë janë paditur për grabitje dhe komplot kriminal.

(Kosova Sot)