Burg për marinsin amerikan, futi në tharëse industriale rekrutët myslimanë

  • 11 November 2017 - 23:05
Burg për marinsin amerikan, futi në tharëse industriale rekrutët myslimanë

Një ish-instruktor i marinës amerikane u dënua me 10 vite burg dhe “shkarkim të pandershëm” pasi u gjet fajtor për keqpërdorim të tre rekrutëve myslimanë, të cilët i fuste në makina larëse të mëdha dhe i ndezte ato.

Rreshteri Joseph Felix, 34 vjeç, u shpall fajtor për "keqtrajtim" të enjten, pasi juria shqyrtoi rastin e tij për rreth 12 orë. Ai u deklarua fajtor të premten pasdite, por nuk dëshmoi në mbrojtjen e tij.

Felix shërbeu në Departamentin e Rekrutimit të Korpusit të Marinës në Ishullin Parris, Karolina e Jugut. Në atë cilësi, ai "zgjodhi rekrutë myslimanë për abuzim të posaçëm për shkak të besimit të tyre. Ai e degradoi fenë e tyre dhe i vuri në pajisje industriale", tha nënkoloneli John Norman, prokuror, sipas Washington Post.

Rekrutët Ameer Bourmeche dhe Rekan Hawez i thanë gjykatës se Felix i urdhëroi ata të hynin në një tharëse rrobash industriale në incidente të veçanta.

Felix i detyroi atë të heqin dorë nga besimi i tij, njoftoi Sacramento Bee.

Familja e një rekrutuesi të tretë, Raheel Siddiqui, ka paraqitur një padi shtesë prej 100 milionë dollarë amerikanë kundër Korpusit të Marinës dhe qeverisë amerikane. Siddiqui vdiq pas një rënieje nga kati i tretë i kazermave më 18 mars 2016.

Dëshmitarë të shumëfishtë dëshmuan se e panë rreshterin Felix në momentin e ngjarjes, ndërsa familja e të ndjerit pohoi abuzimin dhe vuajtjen e të dashurit të tyre.

Felix kishte detyruar më parë Siddiqui të drejtonte ushtrime ndëshkuese sepse ai kishte gabuar kur kërkoi leje për të marrë trajtim mjekësor.

(Kosova Sot)