Vuçiq: Do luftoj për Serbinë, pa marrë parasysh çmimin!

  • 11 November 2017 - 23:17
Vuçiq: Do luftoj për Serbinë, pa marrë parasysh çmimin!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se askush më shumë  se qytetarët e atjeshëm nuk e do Serbinë dhe se është i gatshëm që të luftoj për pavarësinë dhe sovranitetin e saj pa marr parasysh çmimin që do të duhet të paguaj për të.

Ai ka thënë siç raportojnë mediat serbe se nuk ka aspak frikë nga armiqtë e vendit të tij. 

“Njerëzit në Serbi duhet ta dinë se politika e jashtme por edhe ajo e brendshme nuk janë të lehta dhe të thjeshta. Ka shumë presione nga disa përfaqësues të vendeve të ndryshme, të cilët nuk e duan Serbinë”, ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot)