300 familje në Shqipëri të izoluara nga bora: Jemi në terr prej 5 ditësh - Lajme - Kosova Sot
300 familje në Shqipëri të izoluara nga bora: Jemi në terr prej 5 ditësh

300 familje në Shqipëri të izoluara nga bora: Jemi në terr prej 5 ditësh

Rreth 300 familje izolohen totalisht në Dukagjin nga Mali Shoshit deri në Qage-Thore nga bora.

Të dy rrugët që lidhin Shkodrën me Dukagjanin janë bllokuar. Mësohet se në aksin Qafë Thore-Theth ka rreth 60 cm borë dhe nuk mund të kalohet as me mjete me zinxhirë dhe as në këmbë. Po ashtu në aksin Breg Lumi-Mali Shoshit ka rreth 40 cm bore dhe rruga është bllokuar, raporton BW.

Banoret prej 5 ditësh janë pa energji elektrike për shkak se është bllokuar kanali qe furnizon me ujë hidrocentralin e fshatit Nderlyse nga i cili marrin energji elektrike fshatrat e tjerë. Duke marrë shkas nga situata e vështirë, kërkohen mjete për zhbllokimin e rrugëve dhe kanalit të HC-it, por deri me tani asnjë mjet nuk është dërguar ne asnjërën prej rrugëve te Dukagjinit. Ndaj nuk dihet se edhe për sa kohë banoret do të qëndrojnë të izoluar.

Ata bëjnë thirrje për ndihmë sepse ndodhen ne kushte të vështira duke qene se nuk ka as mjek. Situata është alarmante dhe kërkohet ndërhyrja urgjente e institucioneve.

(Kosova Sot)

11 orë e 6 minuta më parë
12/12/18