Kuçi: AAK-ja mund ta pësojë më keq se LDK-ja (Video)

  • 03 December 2017 - 16:41
Kuçi: AAK-ja mund ta pësojë më keq se LDK-ja (Video)

Politologu Gurakuq Kuçi konsideron se as optimisti më i madh nuk do të duhej pritur që PDK-ja do ta lërë rehat Haradinajn në ushtrimin e plotë të mandatit kushtetues, sidomos tani kur i ka dal PDK-së fatura negative nga dy palë zgjedhje, parlamentaret e lokalet. "Nuk është pritur ndryshe vetëm se kjo të ndodhë. PDK-së nuk i dolën shumë pritjet që të fitonte në Mitrovicë dhe Prizren e VV-ja të humbte në Prishtinë, se ndryshe do flisnim për çështje ditësh për rrëzimin e Qeverisë. Kritikat ndaj Qeverisë Haradinaj janë kritika ndaj partisë së vetë, pasi ata vetë i kanë dhënë besimin për këso lloj qeverie. Por, PDKja, duke e zënë ngushtë LDK-në, që nuk arrinte të siguronte vota për demarkacion dhe asociacion, e tani AAK-në që ka edhe kritikën ndërkombëtare po e shfrytëzon rastin për të dështuar çdo qeverisje ku nuk është kryeministri i tyre në sy të ndërkombëtarëve dhe popullit', theksoi ai."Ndërsa, AAK-ja nuk ka njerëz të mbrohet para këtyre politikave agresive, sepse ka zgjedhur të punojë me njerëz aspak adekuatë. Ramushi nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e tij, por nuk po arrin ta mbrojë kauzën e tij për demarkacionin, kur ka shumë instrumente, por nuk ka njerëz afër t'ia mësojnë. Kjo periudhë deri në Pranverë do të prodhojë të paktën edhe një ngjarje që do e dëmtojë Haradinajn dhe do të dërgojë vendin në zgjedhje me arsyet sipërfaqësisht të drejta. Haradinaj duhet të ndërmarrë veprime të shpejta, ndryshe nuk do të dalë nga qeveria si LDK, por i dështuar në masë edhe më të madhe", shpjegoi më tutje Gurakuq Kuçi.

(Kosova Sot)