Në këtë vend të Kosovës sulmohen 2 policë

  • 03 December 2017 - 17:47
Në këtë vend të Kosovës sulmohen 2 policë

Janë arrestuar tre të dyshuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.

Policia njofton se zyrtarët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Morinë të Skenderajt.

(Kosova Sot)