SHBA: Tërheqje nga Marrëveshja globale e OKB-së për refugjatë

  • 03 December 2017 - 18:29
SHBA: Tërheqje nga Marrëveshja globale e OKB-së për refugjatë

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur se presidenti, Donald Trump, do ta tërheq vendin nga Marrëveshja Globale për Migrim e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se ajo është në kundërshtim me sovranitetin amerikan.

Departamenti amerikan i shtetit mbrëmë vonë theksoi se kjo deklaratë “përmbanë shumë dispozita që nuk janë në harmoni me politikat e imigrimit dhe të refugjatëve të Shteteve të Bashkuara dhe me parimet e administratës Trump për imigrimin”.

Rrjedhimisht, “presidenti , Donald Trump, ka përcaktuar se Shtetet e Bashkuara do ta përfundojnë pjesëmarrjen e vet në këtë proces”.

Departamenti amerikan i shtetit ka theksuar se pjesëmarrja amerikane në këtë proces, kishte filluar në vitin 2016, “pas vendimit të administratës Barack Obama për tu bashkuar në Deklaratën për Migrim të OKB-së të arritur në Nju Jork”.

Kombet e Bashkuara thonë se Deklarata e Nju Jorkut, që është joobliguese, “e shpreh vullnetin politik të liderëve botërorë për t’i shpëtuar jetët, për t’i mbrojtur të drejtat dhe për ndarje të përgjegjësisë në shkallë globale”.

Në këtë proces, ku përfshihen afro 193 vende, synohet “mbrojtja e të drejtave të njeriut për të gjithë refugjatët dhe migrantët, pavarësisht nga statusi”.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha “se qasja globale” në Deklaratën e Nju Jorkut të vitit 2016 për refugjatët dhe migrantët, “thjesht nuk është kompatibile me sovranitetin e Shteteve të Bashkuara”.

(Kosova Sot)