“Shiun s’ta solla unë në shtëpi!” Vlonjatja tregon sesi e nxorri nga banesa kryebashkiakun

  • 03 December 2017 - 20:59
“Shiun s’ta solla unë në shtëpi!” Vlonjatja tregon sesi e nxorri nga banesa kryebashkiakun

Një banorë e zonës së Novoselës ka treguar një episod ku ajo është përplasur me kryetarin e Bashkisë së qytetit të Vlorës.

Shtepia e saj është përmbytur plotësisht dhe sipas banores nuk ka ardhur asnjë ndihmë nga shteti. Vlonjatia e tregoi episodin kur shtëpinë e saj e ka vizituar kryetari i PD Lulzim Basha.

Banore: Dritan Leli më tha mua nuk ta solla unë shiun. i kërkova bar për bagëtinë se po më ngordhin matanë. S’ta solla unë shiuN më tha dhe ta ngrije barin se u lajmërua për 3 ditë. Kush ta ngrinte i thashë. Ta ngrinte çupa më tha. i thashë mos më jep mend mua dhe i thashë ik.

Banor: Dalin në televizior me paturpësinë më të madhe dhe thonë kemi sjellë ujë e ju kemi sjellë këtë dhe atë.

Basha: Ju kanë sjellë gjë?

Banori: Deri tani nuk ka ardhur njeri. zero. 

Basha: U kanë sjellë ujë apo ushqim?

Banorët: Jo jo fare”

Basha ka vizituar po ashtu edhe zonat e rrezikuara si në Darëzezë të Fierit dhe në Ferras, ku situata vijon të jetë ende alarmante.


(Kosova Sot)