Sali Berisha zbulon skandalin e rëndë: Ministria po e fsheh që nga dita e premte!

  • 03 December 2017 - 22:39
Sali Berisha zbulon skandalin e rëndë: Ministria po e fsheh që nga dita e premte!

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të rëndë dhe nëse rezulton e vërtetë do të ishte një skandal i përmasave shqetësuese.

Mesa duket, qeveria nuk ka qenë e aftë që të ruajë as veten nga përmbytjet dhe reshjet e shumta të shiut.

Fjala është për arkivin e Ministrtisë së Kulturës, i cili sipas një denoncimi të postuar nga Berisha është përmbytur që ditën e premte. Po sipas “qytetarit dixhital” të Berishës, punonjësit e Ministrisë së Kulturës përfshi këtu edhe ministren Kumbaro, janë pajisur me tharëse flokësh dhe po thajnë dokumentet.

Për më tepër lexoni mesazhin e postuar nga Berisha:

Ky eshte turp-shtet, narko-shtet!

Permbytet arkivi i Ministrise se Kultures.

Qytetari dixhital informon:

-eshte permbytur diten e premte arkivi i ministrise se kultures dhe punonjesit dhe ministria prej dy ditesh 

-po thajne me tharese flokesh dhe hekur rrobash dokumentat

-Nuk i ka permbytur Vjosa apo Semani as dhe Osumi, por xhepi dhe zullumi! Turp-shtet, narko-shtet!

“Mirëmbrëma Doktor. Është permbytur Arkivi i Ministtise se Kultures që të premten.Te gjithë punonjësit e Ministrisë më në krye ministren kanë punuar me turne, të shtunë e të diel, me tharëse flokësh, hekur rrobash e mjete të tjera rrethanore për të tharë dokumentet.Dokumentet e përmbytura janë zhvendosur në sallë.Puna vazhdon dhe ju mbledhin celularët punonjësve dhe i mbikqyrin se mos e bëjnë publike. Me respekt”


(Kosova Sot)