Në Serbi arrestohen 139 persona për trafik armësh dhe droge

  • 03 December 2017 - 23:57
Në Serbi arrestohen 139 persona për trafik armësh dhe droge

139 persona janë arrestuar në Serbi mbi akuzat për trafikim të drogës dhe të armëve, ka njoftuar ministria e Brendshme.

Policia ka arritur të konfiskojë 128.5kg drogë dhe një sasi të madhe armësh dhe eksplozivësh, kanë njoftuar mediat serbe.

Nga të arrestuarit, 96 persona dyshohen se kishin narkotikë për shitje të mëtejshme, ndërsa 43 janë arrestuar për posedim dhe trafikim të armëve dhe municioneve.

Gjithashtu janë zbuluar edhe shtatë laboratore për prodhimin e drogave të ndryshme, përfshirë edhe këpurdhat që japin halucinacione.

(Kosova Sot)