Pushtetarët, gojëmbyllur ndaj vetting-ut

  • 04 December 2017 - 07:43
Pushtetarët, gojëmbyllur ndaj vetting-ut

KONFERENCA E SHTATË VJETORE E GJYQËSORIT NUK E ZURI NË GOJË PASTRIMIN E DREJTËSISË 

Në konferencën e shtatë vjetore gjyqësore, që u mbajt të shtunën në Prishtinë, edhe pse ishin prezent të gjithë përfaqë- suesit institucional, duke filluar nga presidenti, ministri i Drejtësisë, krerët e Gjykatave, si dhe shumë të tjerë, deri tek përfaqësuesit ndërkombëtarë, as nuk u denjua që të përmendet çështja e vetëpastrimit të sistemit të drejtësisë përmes ligjit të VETTING-ut. Së këndejmi analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë shtruar edhe çështjen se përse po frikësohen politikanët, por edhe gjyqtarët e prokurorët që në Kosovë të kemi urgjentisht VETTING-un kosovar!? 

Shtet me politikanë të korruptuar

Analisti Naim Miftari, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se nga Vetting-u, përveç politikanëve tanë, frikë kanë edhe disa zyrtarë ndërkombëtarë dhe punonjës zyrtarë ambasadash të huaja, të cilët në mënyrë direkte dhe indirekte dyshohet se janë të lidhur me krimin e organizuar vendor dhe ndërkombëtar dhe Kosovën tonë të vogël, siç tha e shohin si parajsë për pasurim dhe për pastrim parash, ku me pak para bëhesh pronar i ndonjë ish-pronësie shoqërore, e cila kap shifra milionëshe."Në mbledhjen e shtatë vjetore të gjyqësorit ishin pikërisht shumë njerëz politikanë tanë, zyrtarë të gjyqësorit e shumë zyrtarë ndërkombëtarë, pikërisht ata që e kanë dështuar shtetin dhe sidomos gjyqësinë, ku sot në Kosovë kemi 100% drejtësi selektive, ku ligji funksionon vetëm për qytetarët e varfër dhe ku ligji nuk vlen për njerëz të pushtetit ose njerëzit ndërkombëtar ose njerëzit e pasur. Shumë lehtë është për të bërë drejtësi të mirëfilltë, vetëm se duhet të jesh vetë i drejtë dhe i pastër. Por me kësi lloj politikanësh të shitur, me këta zyrtarë të korruptuar deri në fyt, me disa nga këta ndërkombë- tarët e korruptuar edhe vetë nga mafia ndërkombëtare çdo shtet do ta ulnin në gjunjë dhe do ta bankrotonin materialisht, politikisht dhe do ta bankrotonin edhe territorialisht", është shprehur për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Miftari. Sipas tij, Kosova si shtet i ri është shtet i izoluar, i rrethuar me fqinj armiqësorë, shtet me politikanë të korruptuar, ku edhe misionet ndërkombëtare janë korruptuar dhe kanë dështuar (UNMIK- EULEX )."Kosova nuk ka asnjë shans të vetëm që të bëhet shtet serioz, por do të funksionojë edhe shumë kohë si shtet karikaturë, kur e vjedhim dhe e shkelim shtetin tonë ne vetë e pse mos ta shkelin edhe të tjerët, edhe të huajt edhe miqtë, por edhe armiqtë tanë", u shpreh analisti Naim Miftari.

Kuvendi i Kosovës duhet të pastrojë KGJK-në dhe KPK-në

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, thotë se në sistemin gjyqësor të Kosovës, duke filluar nga Këshilli prokurorial i Kosovës dhe Këshilli gjyqësor i Kosovës, brenda tyre prokuroria dhe gjykatat në tërësi të nivelit të parë, të dytë, Gjykata Supreme etj., nuk mund të ecin përpara dhe nuk do të kemi një vetting në qoftë se, siç tha, ne nuk do të marrim vendim në Kuvendin e Kosovës në drejtim të asaj që vetting-u të jetë një proces në vazhdimësi i spastrimit të të gjitha strukturave të tilla. Por, sipas tij, për të ardhur deri tek kjo duhet që në radhë të parë Kuvendi i Kosovës të merret me KGJK-në dhe KPKnë."Unë mendoj se e keqja e krejt sistemit të drejtësisë në Kosovës, të gjykatave dhe të prokurorisë, vjen nga KGJK-ja dhe KPK-ja, ku pothuajse politika e ka ndikimin kryesor dhe këta nuk janë në gjendje apo nuk duan, apo nuk kanë guxim apo janë në varësi të politikës në drejtim të asaj të pastrimit të gjyqësorit dhe të prokurorisë. Mendoj se Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria duhet të spastrojnë KGJK-në dhe KPK-në, në mënyrë që të vijnë njerëzit krejtë- sisht të tjerë, sepse këta janë ata të cilët duhet të bëjnë spastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë. Në qoftë se nuk kemi veprime konkrete në këta dy mekanizma, pra në KGJK dhe KPK nuk do të kemi kurrë spastrim të prokurorisë dhe të gjyqë- sorit të Kosovës", është shprehur profesor Muhamet Kelmendi. Analisti Naim Kelmendi ka veçuar se do të ishte e udhës dhe me interes të gjithmbarshëm për vendin që në Konferencën e shtatë vjetore gjyqë- sore, e cila u mbajt të shtunën në Prishtinë, e ku ishin prezent të gjithë përfaqësuesit institucionalë, duke filluar nga presidenti, ministri i Drejtësisë, pastaj krerët e Gjykatave e shumë të tjerë dhe deri tek përfaqë- suesit ndërkombëtarë, të përmendej të paktën edhe çështja e vetëpastrimit të sistemit të drejtësisë përmes ligjit për VETTING- un, e që është imperativ kohe. Por, sipas tij, si duket politikanët, por edhe gjyqtarët e prokurorët, mbase po frikësohen që në Kosovë të kemi urgjentisht VETTING- un kosovar. " Përndryshe pa VETTING të mirëfilltë drejtësia e padrejtë dhe e trafikuar do të vendoset nga pazaret interferuese e ndikuese dhe sekserët e mafio-oligarkëve politikë dhe të mafio-oligarkëve të bizneseve të kriminalizuara që "shëtisin" lirshëm nëpër këto institucione të drejtësisë, mbase edhe duke bërë korruptimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në drejtësi, dhe për rrjedhojë asnjëherë nuk do të kemi gjykata dhe prokurori të pastra dhe efikase. Por, mbase kjo kapje është kaq e fortë e krimit të organizuar që i ka bërë dhe po i bën të gjitha institucionet vitale të shtetit, ashtu që protagonistët, politikanë të Qeverisë, të Presidencës si dhe deputetët e legjislativit, sikur edhe kupolat siç janë të KGJK-së dhe të KPK-së nuk po marrin as mundin më të vogël që as në këtë konferencë vjetore ta përmendin pra ligjin mbi VETTING-un, për vetëpastrimin e gjyqësorit, prokurorisë, policisë, avokatisë, por edhe të gjitha institucioneve të shtetit, për të krijuar kështu bazat reale për sundimin e ligjit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës edhe në Kosovë", spikati për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Kelmendi. Hasan Preteni, nga Qendra për etikë, transparencë dhe integritet, duke iu referuar Konferencës së shtatë vjetore gjyqësore, ku as që u denjua të përmendet çështja e vetëpastrimit të sistemit të drejtësisë përmes ligjit për VETTING-un, ka thënë shkurt për "Kosova Sot": "Po nuk kam koment, ngase ata po të kishin vullnet nuk do ta kishin sjell Kosovën në këtë ta quajmë derexhe. Pra, nuk mund të pritni prej atyre që e kanë katandisur vendin që të njëjtit ta përmirësojnë situatën", deklaroi Hasan Preteni nga Qendra për etikë, transparencë dhe integritet.

(Kosova Sot)