Pas falenderimeve të Ramës, Basha e sulmon për përmbytjet: Ja dy gjërat spektakolare

  • 04 December 2017 - 12:34
Pas falenderimeve të Ramës, Basha e sulmon për përmbytjet: Ja dy gjërat spektakolare

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ashper sot pas postimit te mengjesit te sotem, qe kryeministri Rama beri me nje foto nga lumi i Semanit, duke e quajtur pamje spektakolare dhe njoftoi se emergjenca e permbytjeve tashme ka kaluar.

 

Pas falenderimeve qe kryeministri nuk ngurroi t’i bente Bashes, lidhur me qendrimin e mbajtur per situaten kritike qe kaloi vendi per shkak te permbytjeve, Basha, teksa i kujton se nuk ka asgje spektakolare nga realiteti ne vend, porosit kryeministrin:

“Edi Rama duhet ta lërë propagandën e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tre ditësh pa ujë, pa ushqime e drita! Edi Rama duhet t’i dëmshpërblejë për humbjet e pallogaritshme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte”- shkruan Basha ne FB.

2

Postimi i Bashes 

Nuk ka asgjë spektakolare në Darzezë, në Ferras e në shumë fshatra të tjera të Fierit ku balta ka mbuluar dhjetëra shtëpi e ka shkaktuar dëme të rënda materiale. Dhe në Dërmenas po ashtu.

Asgjë spektakolare nuk ka në Novoselë e në zona të tjera të Vlorës ku, si pasojë e përmbytjeve, ka mungesa bazike, nga ushqimet tek dritat dhe uji.

Asgjë spektakolare nuk ka në Fushë-Krujë, në Bilaj, në fshatin Hasan dhe lagje të tjera, ku uji dhe balta kanë përmbytur e marrë me vete shumë pasuri dhe kursime të qytetarëve.

Po, ka dy gjëra spektakolare!

Spektakolare është përpjekja për ta nxjerrë këtë fatkeqësi në media e në ekrane si sukses qeveritar!

Spektakolare është braktisja e qytetarëve nga qeveria dhe lënia nën mëshirë të fatit pas asnjë ndihmë!

Edi Rama duhet ta lërë propagandën e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tre ditësh pa ujë, pa ushqime e drita!

Edi Rama duhet t’i dëmshpërblejë për humbjet e pallogaritshme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte.