Burjani: Ky proces i ri është hiq më shumë se humbje kohe

  • 04 December 2017 - 14:34
Burjani:  Ky proces i ri është hiq më shumë se humbje kohe

Sipas Blerim Burjanit, sado që Qeveria "Haradinaj" do të mundohet të bindë deputetët në konstatimet e komisionit të ri për kufirin, versioni i fundit është vetëm fontanë dëshirash për këtë qeveri, duke pasur parasysh se qëllimi ka qenë vetëm si të arsyetohen 49 mijë euro kot të dhëna për diçka që sipas Burjanit është punë e përfunduar shumë herët. Madje ai thotë se krejt ky proces i ri është hiq më shumë se humbje kohe.
"Kjo është humbje kohe. Kuptohet se kjo qeveri diqysh duhet të ketë një opsion të vetin për zgjidhje sepse ka ardhur në pushte me pallavra politike dhe përralla të bukura, sepse në kuptimin juridik dhe ndërkombëtar është prodhuar një linjë demarkacioni dhe ai ka përfunduar më herët në ish qeverinë. Konsideroj se çdo gjë ka përfunduar në këtë temë me gabime apo pa gabime nga ish qeveria që e ka nënshkruar një marrëveshje të plotfuqishme në kuptimin të marrëveshjeve ndërkombëtare, qeveria aktuale s'ka zgjidhje tjetër veç t'i çojë dy variante në Kuvend. Pra, unë mendoje se duhet të dërgohen dy variantet në Kuvend dhe të diskutohen dhe të zgjidhet njëra nga dy variantet. Ndryshe arbitrazh s'ka, kjo është e qartë. Pa pranimin e dy palëve s'ka arbitrazh andaj Mali i Zi është recidiv që s'ka arbitrazh dhe s'ka kontest me Kosovën për demarkacion", theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Blerim Burjani.

(Kosova Sot)