Kelmendi: Kuvendi i Kosovës duhet të pastrojë KGJK-në dhe KPK-në

  • 04 December 2017 - 15:33
Kelmendi: Kuvendi i Kosovës duhet të pastrojë KGJK-në dhe KPK-në

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, thotë se në sistemin gjyqësor të Kosovës, duke filluar nga Këshilli prokurorial i Kosovës dhe Këshilli gjyqësor i Kosovës, brenda tyre prokuroria dhe gjykatat në tërësi të nivelit të parë, të dytë, Gjykata Supreme etj., nuk mund të ecin përpara dhe nuk do të kemi një vetting në qoftë se, siç tha, ne nuk do të marrim vendim në Kuvendin e Kosovës në drejtim të asaj që vetting-u të jetë një proces në vazhdimësi i spastrimit të të gjitha strukturave të tilla. Por, sipas tij, për të ardhur deri tek kjo duhet që në radhë të parë Kuvendi i Kosovës të merret me KGJK-në dhe KPKnë."Unë mendoj se e keqja e krejt sistemit të drejtësisë në Kosovës, të gjykatave dhe të prokurorisë, vjen nga KGJK-ja dhe KPK-ja, ku pothuajse politika e ka ndikimin kryesor dhe këta nuk janë në gjendje apo nuk duan, apo nuk kanë guxim apo janë në varësi të politikës në drejtim të asaj të pastrimit të gjyqësorit dhe të prokurorisë. Mendoj se Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria duhet të spastrojnë KGJK-në dhe KPK-në, në mënyrë që të vijnë njerëzit krejtë- sisht të tjerë, sepse këta janë ata të cilët duhet të bëjnë spastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë. Në qoftë se nuk kemi veprime konkrete në këta dy mekanizma, pra në KGJK dhe KPK nuk do të kemi kurrë spastrim të prokurorisë dhe të gjyqë- sorit të Kosovës", është shprehur profesor Muhamet Kelmendi. 

(Kosova Sot)