Grabitja e një televizioni në Tiranë, Basha: Rama nxiti dhunën

  • 04 December 2017 - 15:42
Grabitja e një televizioni në Tiranë, Basha: Rama nxiti dhunën

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme, lidhur me grabitjen gjatë natës të Zjarr Tv.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Basha thotë se kryeministri Edi Rama është nxitës i dhunës.

‘Dhunimi i një redaksie lajmesh, është një ngjarje e rëndë, që tregon për ambientin e vështirë mediatik në vend.

Duke dënuar aktin e dhunshëm ndaj televizionit “Zjarr TV”,  Partia Demokratike i bën thirrje organeve të rendit e të ligjit, të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

Media sot në tërësi është e pambrojtur, aq më tepër kur është një zë kritik ndaj qeverisë. Klimën më të rëndë ndaj medias, e krijon vetë kryeministri. Të quash çdo ditë kazan televizionet, gazetat, portalet dhe përfaqësuesit e medias, në fakt nxit akte dhune ndaj medias’, shprehet kreu i PD-së Lulzim Basha.

(Kosova Sot)