Hoti: Gjendja është e rëndë dhe ka monopole në ekonomi

  • 04 December 2017 - 16:08
Hoti: Gjendja është e rëndë dhe ka monopole në ekonomi

 deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën) theksoi për "Kosova Sot" se raporti BB-së duhet përshëndetur, sepse e paraqet gjendjen reale në Ballkan dhe në Kosovë dhe me gjasë kjo gjendje do të vazhdojë edhe shumë vjet."Arsyeja është e thjeshtë, se në Ballkan, e posaçërisht në Shqipëri dhe Kosovë, njerëzit vitalë dhe kuadrot e shkolluara po ikin nga vendet e tyre në mungesë të perspektivës. Jam i bezdisur se vendet evropiane po ua imponojnë një gjendje të tillë vendeve ballkanike dhe po i keqpërdorin për kuadro këto vende, duke ua imponuar një gjendje të tillë duke i mbajtur të ngulfatura e të izoluara dhe pa u dhënë mundësinë e perspektivës", është shprehur Hoti. Tutje ka shtuar: "Vërtet këtu gjendja është e rëndë dhe ka monopole në ekonomi. Ndaj jashtë funksionimit të sistemit të drejtësisë nuk po shoh një zgjedhje tjetër që mund të luftojnë dukuritë negative në vendin tonë, që tashmë nga paslufta janë të shtresuara dhe që janë të mbështetura nga grupet formale dhe joformale që qëndrojnë brenda dhe jashtë politikës". Hoti shpreson se me këto kapacitete të shtuara buxhetore për Mistrinë e Drejtësisë dhe Gjyqësinë e Prokurorinë ato do të arrijnë që t'i parandalojë këto dukuri që janë pengesa të mëdha dhe kryesore në bërje biznesi. 

(Kosova Sot)