Berisha: Pazaret me territore

  • 04 December 2017 - 16:38
Berisha: Pazaret me territore

Gazeta ka provuar gjatë ditës së djeshme të marrë përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës dhe nga subjektet politike parlamentare, por veç deputetit Zafir Berisha Nga Nisma për Kosovën nuk ka arritur të sigurojë ndonjë qëndrim tjetër. Deputeti Berisha tha për gazetën "Kosova Sot" se beson fuqishëm që pas diskutimit në qeveri deputetët do ta mbështesin vetëm versionin e vlerësimit dhe të gjeturave të Komisionit të Qeverisë "Haradinaj", por në asnjë mënyrë nuk do ta votojnë versionin e demarkimit të kufirit nga mandati i kaluar, të nënshkruar nga Thaçi e Mustafa."Meqenëse komisioni i ri i emëruar prej kryeministrit pritet të vijë edhe në Kuvend, me versionin e ri rreth të gjeturave rreth demarkacionit, natyrisht që ne do ta shqyrtojmë atë dhe në rast se ka të gjetura faktike për gabimet që janë bërë herën e parë, dhe ato të gjetura janë bindëse, ne natyrisht që do ta votojmë vetëm versionin e ri të demarkacionit. Mirëpo, paraprakisht, para se të vij në dorë të deputetëve, është problem që ta japim mendimin e prerë rreth tij, por natyrisht që ne jemi të vendosur që versionin të cilin e ka nënshkruar Hashim Thaçi për asnjë çmim nuk do ta votojmë", theksoi Zafir Berisha për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)