Një avion rrëzohet në Kosta Rika, vdesin të gjithë pasagjerët

  • 01 January 2018 - 11:22
Një avion rrëzohet në Kosta Rika, vdesin të gjithë pasagjerët

Një aeroplan charter është rrëzuar në pyjet ekuatoriale të Costa Rica-s, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave që ndodheshin në bord.

Në avion ndodheshin 12 persona, pjesë e kompanisë Nature Air.

Mjeti ka marrë flakë ndërsa ishte sipër pyjeve të zonës Guanacaste.

Ministria e Brendshme nuk bëri të ditur shkaqet e tragjedisë ndërsa theksoi se ka nisur një hetim të hollësishëm për ngjarjen.

(Kosova Sot)