"Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim më i madh se Ushtria e Serbisë"

  • 01 January 2018 - 12:05

Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott është deklaruar sot rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës, transmeton media online.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës “blic” të Beogradit se a është vërtetë Ushtria e Kosovës kërcënim për stabilitetin e rajonit Scott ka thënë:

“Nuk shoh pse Ushtria e Kosovës do të ishte kërcënim më i madh se sa janë, për shembull, Ushtria e Serbisë, e Bosnjë – Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Greqisë, Bullgarisë...”.

Scott ka treguar edhe mënyrën se si duhet të formohet Ushtria e Kosovës:
 

“Ajo duhet të formohet në kuadër të Kushtetutës së Kosovës e kjo e kërkon konsultimin e të gjithë popujve që jetojnë atje. Ne e përkrahim pavarësinë e Kosovës dhe çdo shtet ka të drejtë në zgjedhjen e partnerit strategjik dhe që brenda territorit të vet të formojë forcat e sigurisë, porse kjo kërkon pajtimin e të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë”.

(Kosova Sot)