Edi Rama del në shesh dhe bën kartolinën e 2018-ës, ja urimi për shqiptarët

  • 01 January 2018 - 13:21
Edi Rama del në shesh dhe bën kartolinën e 2018-ës, ja urimi për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama e ka pritur ndërrimit e viteve në gjirin familjar, dhe kur ora ka trokitur 00.00, ai ka qenë në sheshin Skënderbej për të ndjekur nga afër spektaklin e fishekzjarrëve të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Me një foto të realizuar në shes, ku ndodhet kreu i qeverisë, bashkëshortja e tij Linda, djali i vogël Zaho, Gregu dhe Rea, kryeministri ka uruar shqiptarët për më shumë mbarësi. Në urimin e tij Rama nuk ka harruar shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo ku janë.

“Me këtë imazh të ardhjes së Vitit të Ri në Tiranë, ju uroj megjithë zemër që drita e mbarësisë të udhëheqë rrugën e të gjithë familjeve tuaja Qoftë një vit i bukur për Shqipērinë, Kosovën e të gjithë shqiptarët kudo ku janë”, shkruan Rama.

(Kosova Sot)