Nusja me kancer u martua 18 orë para se të vdiste (FOTO)

  • 01 January 2018 - 14:09
Nusja me kancer u martua 18 orë para se të vdiste (FOTO)

Historia e një nuseje e cila vdiq nga kanceri 18 orë pasi u martua, ka thyer zemrat e shumë njerëzve nëpër botë.

Heather Mosher, nga Connceticut, SHBA, u martua me burrin e saj, David Mosher disa ditë para Krishtlindjes, duke e përshpejtuar martesën e tyre pasi çifti frikësoheshin se Heather nuk do t’ia dilte të ishte gjallë në ceremoninë e 30 dhjetorit.

Dhe tani fotografitë e martesës të publikuara nga shoqëruesja e nuses Christina Karas janë bërë hit, me shumë njerëz që janë prekur nga vullneti i Heather.

“Ma kujton dikë i cili po e kalon vijën e finishit në një maratonë ose diçka e tillë”, tha David për WFSB. “Askush nuk e kishte menduar se do t’ia dilnim. Ajo iu tregoi atyre se e kanë gabim dhe kjo është ajo çfarë më thotë fotografia”.

Heather dhe David u takuan në një klasë vallëzimi më 2015 dhe shpejt u bënë të pandashëm. Në shtator të vitit 2017, u zbulua se tumori ishte shpërndarë në trurin e Heather, dhe dy muaj më pas ajo ishte në kujdes intensiv me një tub për frymëmarrje.

Image
Image

 

(Kosova Sot)