Tragjedi natën e ndërrimit të viteve, shuhet e gjithë familja (FOTO/VIDEO)

  • 01 January 2018 - 14:44
Tragjedi natën e ndërrimit të viteve, shuhet e gjithë familja (FOTO/VIDEO)

Një tragjedi e vërtetë për një familje të tërë me 5 anëtarë që është shuar natën e ndërrimit të viteve.

Mes tyre edhe vajza e vogël 11-vjeçare humbi jetën pas rrëzimit të deltaplanit në një lumë në Australi.

Sipas “Mirror”, Richard Cousin dhe e fejuara e tij Emma Bowden, po bënin udhëtimin e tyre të parë së bashku me vajzen e Emmës, Heather, 11 vjeç dhe djemtë e Richard-it, Edward dhe William Cousins, 23 dhe 25 vjeç.

Të gjashtë personat në bord, përfshirë edhe pilotin 44-vjeçar Gareth Morgan, humbën jetën menjëherë pas përplasjes.

Viktima e kësaj ngjarjeje Richard Cousins, eshte themeluesi i kompanisë më të madhe të kateringut, Compass.

(Kosova Sot)