Grapci: Ministria përkatëse të jep licenca edhe për kompani të tjera për homologim të makinave

  • 01 January 2018 - 14:47
Grapci: Ministria përkatëse të jep licenca edhe për kompani të tjera për homologim të makinave

Analisti Dardan Grapci, për gazetën "Kosova Sot" tha se pasi Kushtetuta dhe ligjet e vendit japin garanci për një treg të lirë dhe pa monopole, shumë më mirë dhe më e ndershme do të ishte sikur ministria përkatëse të jepte licenca edhe për kompani të tjera për homologim të makinave."Në këtë mënyrë do të liberalizohej tregu i homologimit dhe në çdo komunë të Kosovës të kishte së paku nga 2 kompani të licencuara për homologim të makinave, e jo të gjitha paratë e qytetarëve, që janë me miliona euro, të përfundojnë vetëm në xhepat e një kompanie, sikurse që janë Devollët", theksoi ai. Eksperti Grapci ka shpresa se Qeveria nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të ketë monopole në asnjë fushë të ekonomisë, duke garantuar tregun e lirë e të barabartë për të gjitha bizneset. 

(Kosova Sot)