Bota do të mbetet pa çokollatë brenda 40 vitesh

  • 01 January 2018 - 16:35
Bota do të mbetet pa çokollatë brenda 40 vitesh

Ekspertët parashikojnë se bota mund të mbetet pa çokollatë brenda 40 vitesh, për shkak se bimët e kakaos po e kanë të vështirë të mbijetojnë në klima më të nxehta.

Pemët mund të rriten vetëm rreth 20 shkallë në veri dhe jug të Ekuatorit – dhe ato lulëzojnë në kushte specifike si lagështia e lartë dhe shiu i bollshëm.

Por rritja e temperaturave prej vetëm 2.1 gradë C gjatë 30 viteve të ardhshme të shkaktuara nga ngrohja globale, pritet të shkaktojë kërdi për bimët – dhe nga ana të tjetër në industrinë e çokollatës në mbarë botën, thuhet sipas Administratës Kombëtare Amerikane Oqeanike dhe Atmosferike.

Përderisa merkuri po rritet dhe po shtrydh më shumë ujë nga toka dhe bimët, shkencëtarët besojnë se nuk ka gjasa që reshjet e shiut do të rriten mjaftueshëm sa për të kompensuar humbjen e lagështisë.

Kjo do të thotë se zonat e prodhimit të kakaos pritet të shtyhen mijëra metra përpjetë në terrene malore, të cilat do të ruhen me kujdes deri në vitin 2050.

Zyrtarët në vendet si Bregu i Fildishtë dhe Gana – që prodhojnë më shumë se gjysmën e çokollatës botërore – do të përballen me një dilemë mbi atë nëse duhet të vazhdojnë furnizimin me çokollatë në botë apo të shpëtojnë ekosistemet e tyre që po vdesin.

Vitin e kaluar ekspertët parashikonin se bota po shkon drejt një “deficiti të çokollatës”

(Kosova Sot)