Gruaja lirohet pas 22 vitesh për krimin që s’e ka bërë

  • 01 January 2018 - 16:53
Gruaja lirohet pas 22 vitesh për krimin që s’e ka bërë

Një grua që ka qenë e burgosur për 22 vjet, për një vrasje që nuk e ka kryer, është liruar pas një kampanje nga disa të famshëm që ajo të kalonte në liri.

Tyra Patterson, tash 42 vjeçe, është liruar në Ditën e Krishtlindjes nga qendra e paraburgimit në verilindje të Cleveland, shkruan Sun, përcjellë media online.

Patterson ishte akuzuar në vitin 1994 për vrasje dhe grabitje të një 15 vjeçareje në Dayton të Ohio.

Ajo ka qenë një nga pesë të akuzuar për vrasje e vajzës, grabitjen e motrës së saj si dhe tre vajzave të tjera.

Patterson, aso kohe 19 vjeçe, nuk kishte shtir në viktimën. Por që bashkëpjesëmarrja në krim sipas ligjeve të Ohio është e njëjtë sikur të tërhiqet këmbëza.

Të famshmit kryesorë që bën kampanjën për lirim e saj, janë filmbërësi Ken Burns, aktorja Alfre Woodard dhe aktori Matheë Weiner.

(Kosova Sot)