Dënohet personi që shkoi në aeroport me pesë elektroshokë

  • 01 January 2018 - 18:31
Dënohet personi që shkoi në aeroport me pesë elektroshokë

Bashkim Stublla është dënuar, pasi u kap me pesë elektroshokë në aeroport.

Në maj të vitit 2014 në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” gjatë një kontrolli në valixhe atij iu gjetën pesë elektroshokë, 3 të modelit “180000 W” dhe dy të modelit “Plice Flashing”, si dhe një shufër metalike me mbishkrimin “Police”.

Stublla qysh në seancën fillestare e pranoi fajësinë duke shtuar se kjo ishte hera e parë që kishte rënë ndesh me ligjin.

Ai deklaroi në gjykatë se nuk ishte në dijeni se në kohën e blerjes elektroshokët ishin ilegalë, pasi të njëjtët ta se i kishte blerë në tregun e Lipjanit.

Pas pranimit të fajësisë, avokati i tij Naser Gashi kërkoi nga gjykatësja Shadije Gërguri që atij t’i shqiptohet një dënim sa më i butë, duke marrë për bazë të gjitha rrethanat lehtësuse.

Edhe avokati Gashi, si i mbrojturii tij, tha se Bashkim Stublla nuk do t’i blente elektroshokët, sikur ta dinte se janë të ndaluar

“Duke marrë parasysh benefitet ligjore, klienti im e pranoi fajësinë, por gjithnjë duke marrë parasysh faktin se i njëjti nuk ka qenë në dijeni se këta elektroshokë janë të ndaluar dhe se po të ishte në dijeni sigurisht se nuk do të merrte ato në aeroplan për udhëtim”, tha avokati.

Ai tha se i mbrojturi i tij i mori me vete elektroshokët në udhën e tij drejt Irlandës, pasi i bleu në treg dhe mendoi se janë të lejuar.

“Dua të theksoj se sipas klientit tim të njëjtat i ka blerë në treg dhe kjo sigurisht ka qenë arsyeja që edhe ti marrë me vete në vendin ku punon dhe jeton në Irlandë, duke menduar se ato janë të lejueshme pasi që disa prej tyre kanë qenë në formë të baterisë”, shtoi Gashi.

Pas fjalëve të avokatit, të akuzuarit iu shqiptua dënimi me burg në kohëzgjatje prej 6 muajve, mirëpo me pëlqimin e tij do t’i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 2000 eurove.

(Kosova Sot)