Bllokohet gomonia me 1.7 ton marijuanë dhe armë, prangosen 3 vlonjatë në Itali (Foto)

  • 01 January 2018 - 19:01
Bllokohet gomonia me 1.7 ton marijuanë dhe armë, prangosen 3 vlonjatë në Itali (Foto)

Një gomone me 1.7 ton marijuanë dhe armë u pikas nga policia italiane dhe u bllokua, teksa janë arrestuar edhe 3 të rinj nga Vlora.

Gomonia me drogë u kap nga policia në San Foca, Lecce gjatë një aksioni mbrëmjen e djeshme.

Të arrestuarit janë 3 shqiptarë nga Vlora, 25 vjecare, inicialet e dy prej te cileve jane S.O. dhe S.A.. Ishin forcat ajrore të Guardia di Finanza që po vëzhgonin kufijtë kur kanë pikasur një varkë e cila ishte duke transportuar 1.7 tonë kanabis drejt brigjeve italiane.

Anijet e Guardia di Finanza nisën ndjekjen, pasi trafikantët u përpoqën që t’i shpëtonin autoriteteve në det të hapur. Ndjekja përfundojë pak milje larg bregut të San Foca di Melendugno.

Il gommone sequestrato con 17 quintali di marijuana-2Il Kalashnikov trovato sul gommone albanese-2

(Kosova Sot)